7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Trupat e Putinit “pësojnë humbje” në Sloviansk, Ukraina rimerr qytetin

Rekomandime

Ushtria ukrainase raportoi sot se forcat ruse, duke u përpjekur të depërtojnë në Sloviansk, në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, kishin pësuar humbje dhe ishin tërhequr, shkruan CNN.

Pavarësisht sulmeve me artileri dhe raketa nga forcat ruse në një front të gjerë gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë shenjë se ata kanë marrë territor të ri.

- Advertisement -

“Armiku zhvilloi aktivitet luftarak në zonën Velyka Komyshuvakha me mbështetjen e artilerisë; nuk pati sukses, pësoi humbje të konsiderueshme në disa zona dhe u detyrua të tërhiqej në pozicionet e pushtuara më parë”, pohoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ka pasur Iuftime në zonën Velyka Komyshuvakha që nga fundi i prillit – që kur rusët morën kontrollin e Izium dhe u përpoqën të shtyheshin drejt Slovianskut – por linjat e frontit kanë ndryshuar pak.

Mbrojtja ukrainase po mbahej rreth qytetit industrial të Severodonetsk dhe operacionet sulmuese ruse në zonën e Zolote kishin qenë të pasuksesshme, tha ai.

- Advertisement -

Serhii Hayday, kreu i administratës ushtarake të Luhansk, tha se Severodonetsk kishte pësuar më së shumti në suImet e fundit dhe konfirmoi se katër civilë u mbyten të mërkurën.

Rajone të tjera raportuan gjithashtu sulme artilerie dhe raketash ruse gjatë natës. Në rajonin e Dnipropetrovsk në jug, administrata ushtarake e qytetit në Kryvih Rih tha se “kishte granatime të armikut përgjatë gjithë linjës së kontaktit gjatë natës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit