5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ushtari rus dorëzon tankun “Z” për ta marr “shpërblimin” që ofron Ukraina

Rekomandime

Një ushtar rus është dorëzuar vetë dhe ka dorëzuar edhe tankun e tij trupave ukrainase për një shpërblim prej 10,000 dollarësh (7,500 £) dhe një shans për nënshtetësi ukrainase.

Misha, një nga ushtarët pushtues, u dorëzua në një tank kryesor luftarak T-72B3 pasi dy shokët e tjerë të ekuipazhit ikën dhe oficeri i tij komandues e kërcënoi se do ta qëllonte.

- Advertisement -

Ministri ukrainas i Punëve të Brendshme Victor Andrusiv tha se Misha kishte kontaktuar policinë kombëtare të Ukrainës me telefon dhe kishte rregulluar një vend për t’u takuar.

Ai tha: “Për disa javë në Policinë Kombëtare janë identifikuar telefonat e përdorur nga rusët. Në këta telefona, ne dërgojmë rregullisht SMS se si të dorëzohemi dhe dorëzojmë pajisjet. Disa ditë më parë na telefonoi Misha. Ne ia dorëzuam informacionin për të GUR MO [inteligjencës ushtarake ukrainase]. Misha tha se nuk kishte mbetur pothuajse asnjë ushqim, menaxhimi ushtarak është kaotik dhe praktikisht mungon. Demoralizimi është kolosal. Rusët po heqin dorë!”, tha ai, shkruan Daily Mail.

Ushtria ukrainase zgjodhi një vend ku ushtari të dorëzohej dhe përdori një dron të pajisur me një kamerë për t’u siguruar që nuk ishte një pritë.

- Advertisement -

Forcat speciale ndaluan më pas Mishën, i cili u shtri me fytyrën poshtë me dorën lart teksa u dorëzua.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit