2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rrahman Jasharaj: Kam frikë se do të shkojmë në grevë të përgjithshme

Rekomandime

Sindikata e Bashkuar, Arsimit dhe Shkencës sot do të protestojë me pjesëmarrje të të punësuarve në arsimim dhe tërë sektorin publik, kjo është edhe arsyeja pse mësimi në shkolla nuk po zhvillohet sot.

Kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, Rrahman Jasharaj tha për Insajderin se qëllimi i tyre është të arrijnë dialog me qeverinë. Sipas tij pjesëmarrja në protestën e sotme do të jetë masive dhe të pakta janë shkollat që nuk u bashkuan nismës.

- Advertisement -

“Ne nuk kemi dhëne urdhër, mund të ketë ndonjë shkolle që mendon ndryshe, por nga takimet edhe mbrëmë edhe ditët e tjera me kryetarët tonë në nivel komunal, kemi marrë deklaratat e tyre që po pajtohen me këtë vendim”, tha Jasharaj për Insajderin.

Ai tregoi se nga çerdhet është kërkuar që të mos ndërprehet mësimi, por, pavarësisht kësaj me një pjesëmarrje modeste prezent do të jenë edhe mësimdhënës/e nga ky nivel.

“Po shtoj edhe një fakt ne kishim komunikim me çerdhet që të mos ndërprenë punën për hir te prindërve por prap pjesëmarrja e tyre do të jetë modeste, si shenje qe edhe çerdhet janë me ne”, pohoi Jashari.

- Advertisement -

Në anën tjetër ai shtoi se dëshiron që ky të jetë veprimi i fundit sindikal dhe qeveria nga dita e nesërme të ndërrojë qasje, pasi në të kundërtën do të ketë grevë të përgjithshme.

“Urojme që të jetë veprimi i fundit sindikal, nga nesër qeveria të ndërroj qasje ndaj sindikatave që të gjejmë zgjidhje, ka edhe kërkesa qe s’duhet te shkojnë me veprime te pjesshme, kanë kërku greve. Pas 20 majit kam frikë se do te këtë kërkese për greve të përgjithshme që do të penalizon tërë sistemin arsimor”, potencoi kryetari i SBASHK-ut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit