17.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Presidenti Erdogan takon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Rekomandime

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për bisedime për çështje të ndryshme, raporton Anadolu.

Në takimin e mbajtur në Pallatin Vahdettin në Istanbul, Erdoğan dhe Kurti do të shqyrtojnë aspekte të ndryshme të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Kosovës dhe hapat e mundshëm që do të rrisin më tej bashkëpunimin dypalësh.

- Advertisement -

Në agjendë do të jenë edhe pikëpamjet për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti për Ballkanin.

Më pas, Erdoğan dhe Kurti do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Turqia e njohu pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së saj.

- Advertisement -

Ballkani është një prioritet për Turqinë, jo vetëm për arsye politike, ekonomike dhe gjeografike, por edhe për lidhjet historike, kulturore dhe njerëzore me rajonin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit