Është tensionuar debati në Kuvendin Komunal të Podujevës.
Në mbledhjen e cila po mbahet dhe po debatohet për gjendjen në Arsim, këshilltari i LDK-së, Ekrem Rrahmani, ka hedhur ujë në drejtim të Drejtorit të Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu, raportojnë mediat lokale të cilat kanë publikuar edhe pamje nga ky moment.
Për situatën që u krijua në Kuvendin Komunal të Podujevës, ka reaguar edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, në Podujevë, Ardi Hasani.
Hasani ka thënë se LDK përveçse e flet të pavërtetën, e pengon edhe kur të flitet e vërteta.
“Duke e folur të pavërtetën e duke e penguar kur të flitet e vërteta!
Fjala është për LDK-në në Kuvendin Komunal të Podujevës.
Për fat të keq, këta as në pozitë as në opozitë.”, shkruan ai.