Ushtria ruse e cila nuk ka arritur supremacinë ajore mbi Ukrainën, po improvizon me dronë kinez, ku një nga ta shihet se është i cilësisë së ulët derisa ushtarët rus me shumë vështirësi e rikthejnë në funksion.
Mediat polake shkruajnë me ironi se aviacioni rus ka dështuar, ndërsa tani ata po llogarisin në dronët rus të porositur në Aliexpress.
“Kur nuk mund të llogaritësh në mbështetjen e avionit tënd, i cili nuk mund të thyejë mbrojtjen ajrore ukrainase, ke mini-bombarduesin tënd të bërë në bazë të një mini-helikopteri kinez Alibaba”, shkruhet aty.
Aviacioni rus ka javë që ka dështuar, dhe nuk është në funksion shumicën e kohës, pasi që mbrojtja kundër-ajrore ukrainase ishte majft efikase në rrëzimin e aeroplanëve dhe helikopterëve rus, dhe për këtë arsye Kremlini luftën nga ajri e ka pezulluar për shkak të humbjeve të mëdha.