10.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Edhe Haradinaj i entuziazmuar me Xhamajkën, mbrëmë tha se është punuar shumë për këtë njohje

Rekomandime

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij zyrtare në twitter, dje ka dhënë lajmin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka.

Për një gjë të tillë kreu i shtetit kishte falënderuar ambasadoren e Kosovës në Washington, Vlora Çitakun, dhe kongresistin Eliot Engel.

- Advertisement -

Një lajm i tillë u shpërnda shpejtë edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti e kryekuvendarja Vjosa Osmani.

Nga një zhvillim i tillë merita tentoi të marr edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, kishte thënë se për njohjen e ardhur nga Xhamajka kishte punuar në mënyrë intensive.

- Advertisement -

Madje Haradinaj thoshte se pritet të vijnë edhe dy apo tri njohje tjera nga shtete të mëdha, por që nuk dëshiron t’i zbulojë shkaku i Serbisë.

Kjo njohja që ka ardhë sot nga Xhamajka, qysh janë edhe nja 2-3 njohje tjera qe kem punu intensivisht me ardhë, do të vijnë.

- Advertisement -

Pra njohja e Xhamajkës sot, edhe njohjet e 2-3 vendeve shumë të mëdha , po skem guxu me ardhë.

Po nuk flasim para se me ardhë për shkak të ndërhyrjes së Serbisë, janë punu me vite”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë entuziazmi nuk zgjati shumë. Përmes një njoftimi në twitter, Ministrja e Punëve të Jashtme e Xhamajkës, Kamina Smith, demantoi se shteti i saj ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Deri më tani, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, ka shkruar ajo.

E për këtë skandal diplomatik nga Zyra e presidentit Thaçi përgjegjësinë ia kanë veshur ambasadores Vlora Çitaku.

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës.

Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme.

Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Twitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.

Lidhur me këtë skandal kanë raportuar në mënyrë masive mediat serbe disa prej të cilave i shërbejnë pushtetit atje, pushtet i cili në vazhdimësi lufton kundër pavarësisë së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit