2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Edhe Austria e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schalenberg, ka mirëpritur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kreu i diplomacisë austriake theksoi se situata aktuale politike duhet të përdoret për të siguruar një model të qëndrueshëm të jetës në Evropë.

- Advertisement -

“Duhet të sigurohet që momenti gjeopolitik i shkaktuar nga Iufta e agresionit rus të mos mbetet një moment tronditjeje, por që të përdoret për të siguruar dhe pohuar mënyrën e jetesës perëndimore në terma afatgjatë”, thuhet në njoftimin e ministrisë austriake për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.

“Prandaj, ministri i Jashtëm, Schallenberg, u shpreh qartë në favor të pranimit të anëtarëve të rinj dhe përshëndeti kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të dorëzuar nga Republika e Kosovës më 12 maj 2022”, thuhet në njoftimin e zyrës austriake.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit