8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shaqiri ia tregon dhëmbët Spanjes

Rekomandime

Zvicra bëri mrekullinë, duke eliminuar Francës në fazën e 1/8-ave pas gjuajtjeve të 11-metërshave, ndërsa tani e pret një tjetër kundërshtar i fortë si Spanja, me të cilën do të përballet në çerekfinale.

Megjithatë, Xherdan Shaqiri është mjaft optimist edhe për përballjen me skuadrën e Luis Enriques, pasi siç thekson në konferencën për shtyp, helvetët kanë treguar se mund t’u shënojnë më shumë se një gol edhe skuadrave të mëdha.

- Advertisement -

“Ndaj Spanjës do të jetë një tjetër ndeshje e fortë, por ne besojmë në aftësitë tona.

Përballë Francës treguam se ndaj skuadrave të mëdha mund të shënojmë më shumë se një gol, madje tre të tillë, ndaj kjo na bën optimistë edhe për sfidën e ardhshme ndaj Spanjës”, deklaroi Shaqiri.

Futbollisti i Liverpoolit nuk arriti të japë assist apo të shënojë ndaj “gjelave”, megjithatë u shpreh se ishte mjaft i kënaqur me paraqitjen e tij dhe tha se performance nuk matet vetëm me gola.

- Advertisement -

“Unë mundohem të bëj më të mirën dhe jam i kënaqur me atë që dhashë ndaj Francës, Natyrisht që nuk shënova, por performance nuk matet vetëm me gola e asiste”, u shpreh Shaqiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit