8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Në mungesë të Xhakës, Shaqiri do të jetë kapiten i Zvicrës ndaj Spanjës

Rekomandime

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, nuk do të mund ta ndihmon kombëtaren e Zvicrës në çerekfinalen e Kampionatit Evropian ndaj Spanjës, shkruan Gazeta inFokus.

- Advertisement -

Xhaka që i ndihmoj ‘helvetiket’ ta eliminonin Francën do të mungojë ndaj spanjollëve për shkak të kartonëve.

Futbollisti nga Prishtina është kapiten i Zvicrës dhe kësisoj shiriti tani do të bartet te një tjetër lojtar me prejardhje shqiptare.

Kapiten i zviceranëve në përballjen me Spanjën do të jetë mesfushori i Liverpoolit Xherdan Shaqiri.

- Advertisement -

Lojtari nga Zhegra e Gjilanit do ta bartë shiritin e kapitenit të Zvicrës për herë të parë në karrierë.

Për këtë privilegj Shaqa ndihet krenarë, duke shtuar se nëse japin 120% nga vetja gjithçka do të jetë e mundur.

- Advertisement -

“Është krenari për mua ta udhëheq ekipin nesër. Do ta luajmë lojën tonë normale. Nëse e japim 120 për qind nga vetja, gjithçka është e mundur”, tha Shaqiri.

Zvicra dhe Spanja do të takohen në çerekfinale të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’ të premten nga ora 18:00./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit