Dje u raportua se janë helmuar rreth 20 nxënës që kishin ardhur për shëtitje nga Prishtina në Mitrovicë.
Ata morrën trajtimin e duhur mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
Insajderi mbrëmë ka raportuar se nxënësit janë helmuar në restaurantin “Ujvara” ” te Liqeni Akumulues.
Restauranti “Ujvara” u mbyll mbrëmë nga Inspektorët, meqenëse ishte vendi ku nxënësit kishin ngrënë ushqim.
Këtë e ka konfirmuar vetë lokali “Ujvara” sot përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
NJOFTIM!
Ju njoftojmë se sot jemi mbyllur përkohësisht, deri në daljen e analizave të nxënësve,
Shpresojmë se shumë shpejtë do ta tejkalojmë këtë situatë të krijuar!
Me respekt Restaurant Ujvara !!