E bija e Hamëz Jasharit, Besarta Jashari është e mbijetuara e vetme e kësaj familje legjendare, që i shpëtoi masakrës së 5 marsit të vitit 1988.
Besarta atë kohë ishte vetëm 10 vjeçe.
Megjithatë ajo rrëfen tmerrin që kishte përjetuar, si e mbijetuara e vetme e një dyluftimi, ku humbën jetën 59 anëtarë të familjes së saj.
Për Besartën momenti më i vështirë kishte qenë kur s’kishte mundur ta shpëtonte motrën e saj të vogël Blerinën.
“Sa herë vi në Prekaz, ose kaloj knej, normal e ndjej mungesën e tyne, çdo ditë dhe çdo moment. Mirëpo, jam aq krenare që familja jeme u flijua për këtë vend, që sot fëmija e mi po jetojnë të lirë. Momenti ma i vështirë u kanë kur e kam lanë Blerinën, motrën teme t’vogël, dhe s’kam mujtë me pshtu” rrëfen Besarta.