17.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Adriatik Kelmendi ironizon me Armend Mujën pasi tha se i fitojnë 24 komuna: Me të s’krahasohet askush

Rekomandime

Gazetari Adriatik Kelmendi ka ironizuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armen Mujën, i cili kishte bërë disa parashikimeve rreth rezultatit të zgjedhjeve, dhe kishte thënë se partia e tij do t’i fitojë 24 komuna.

Kelmendi ka shkruar në Facebook se edhe për disa dekada, askush s’do të mund të krahasohet me Mujën, lidhur me çështjen e sondazheve e projeksioneve të rezultatit të zgjedhjeve.

- Advertisement -

“E di që të gjithë e kemi tepru’ ndoshta nga pak me sondazhe, exit polle e projeksione. Veç me Armend Mujën s’krahasohet askush, jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe disa dekada”, ka shkruar Kelmendi.
Kujtojmë se Muja kishte deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë 24 komuna.

“Lëvizja Vetëvendosje, do t’i fitojë të gjitha Komunat e mëdha, përfshirë edhe Komunat e reja të cilat janë në Kosovën e mesme të cilat nuk kanë qenë më herët, unë besoj se do të fitoj në 21 komuna gjithsesi dhe në tri të mëdha”, kishte deklaruar Muja.

Ndryshe nga parashikimi i Mujës, Lëvizja Vetëvendosje fitoi vetëm katër komuna në zgjedhjet lokale të këtij viti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit