Gazetari gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens si duket është bërë nervoz në një kafene në Beograd.
Martens ka treguar në Twitter se i kanë penguar llafet banale dhe me zë të lartë në kryeqytetin e Serbisë.
“Burrat ballkanas në një Kafanë (tavernë). Pse duhet të flasin gjithmonë me zë aq të lartë sa të gjithë në afërsi të 15 metrave të detyrohen t’i dëgjojnë llafet e tyre banale dhe pompoze? Pse prindërit e tyre nuk i mësojnë se si të sillen? Përshëndetje nga Beogradi”, shkroi ai.