7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

As Thaçi nuk e përmendi UÇK-në/ Deputeti i LVV-së nxjerr postimin e ish-presidentit – i del në mbrojtje ministres Gërvalla

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka qenë cak i sulmeve dhe kritikave, shkaku i urimit për Ditën e Çlirimit, në të cilin nuk e përmendi UÇK-në.

- Advertisement -

E këtyre, kritikave iu ka kundërpërgjigjur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Ai përmes një postimi në Facebook të gjitha këto reagime i quajti qesharake.

Madje, Dugolli publikoi edhe një postim që ish-presidenti Hashim Thaçi e kishte bërë në vitin 2020 me rastin e Ditës së Çlirimit dhe as ai nuk e kishte përmendur UÇK-në.

- Advertisement -

Postimi i plotë

Pse po e sulmoni Ministren Gervalla kur para dy vite edhe presidenti Thaçi, po për të njëjtën ditë dhe të njëjtën ngjarje askund nuk e përmendi akronimim UÇK?!

- Advertisement -

Sipas jush, a po i bie qe edhe Thaçi është anti UÇK?!!

Amani ju koftë, mos ja fusni kot me këso reagimesh sepse po bëheni qesharak!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit