15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“Para një jave ishin rrahur mes vete”, zbulohen detaje të reja nga tragjedia në Podujevë

Rekomandime

“Prona” besohet të jetë shkaku që e shtyu Naim Ismajlin të gjuaj me armë zjarri në drejtim të djalit të tij Erdonit Ismajli i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë.

- Advertisement -

Burime të Gazetës tregojnë se babai dhe djali janë rrahur mes vete para një jave për çështjen e një toke.

Rasti është hapur edhe në polici.

Gazeta mëson se Naim Ismaili është babai që dyshohet se la të vdekur djalin e tij pasi gjuajti me armë zjarri në drejtim të tij.

- Advertisement -

Ai është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ndërsa viktima, siç mëson Insajderi është Erdonit Ismajli.

- Advertisement -

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Sipas informative të policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Peran të komunës së Podujevës.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”, është shprehur Agron Borovci, zëdhënës i policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit