15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ushtarët ukrainas refuzojnë të dorëzohen: Për sa kohë jemi në këtu Mariupol-i mbetet i joni

Rekomandime

Ushtarët ukrainas që janë strehuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal po refuzojnë të dorëzojnë Mariupolin pavarësisht se janë të rrethuar nga forcat ruse ndërsa trupat e civilëve të vdekur vijojnë të shtohen.

Rusia doli dje me një deklaratë me anë të së cilës pretendonte se ka “çliruar” qytetin port të rrethuar. Putini urdhëroi që të mbylleshin të gjitha rrugët jashtë uzinës “në mënyrë që as një mizë të mos mund të kalonte”, duke dënuar kështu me vdekje ata që ndodheshin brenda.

- Advertisement -

Megjithatë, kapiteni Svyatoslav Palamar nga Batalioni Azov publikoi një video në të cilën shprehet: “Unë e them gjithmonë se për sa kohë jemi këtu, Mariupol-i mbetet nën kontrollin e Ukrainës”.

Volodymyr Zelensky u bëri jehonë komenteve në një fjalim brenda natës, duke shtuar se Mariupol-i ‘vazhdon t’i rezistojë’ forcave pushtuese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit