20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Si u mobilizua VV-ja për ta thyer Kurti rekordin e shikueshmërisë mbrëmë?

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje është mobilizuar përmes mesazheve telefonike dhe përdorimit të rrjeteve sociale, për të thyer rekorde në paraqitjet televizive të liderit të subjektit, Albin Kurti.

Vetëvendosje u ka dërguar mesazhe telefonike të abonuarve në Lëvizje, me linkun e transmetimit të paraqitjes televizive të Albin Kurtit në Facebook.

- Advertisement -

Në këtë mesazh që u është dërguar të abonuarve në Vetëvendosje nuk sugjerohet thyerja e rekordeve të shikueshmërisë televizive, por një ish-aktivist i kësaj partie, Xhelal Hajrullahu, pretendon se, Vetëvendosje i ka dërguar këto mesazhe me qëllime të caktuara.

Një mesazh nga Vetëvendosja sapo më erdhi: Ndihmone financiarisht Vetëvendosjen, sepse Albini ka nevojë për thyerje rekorde të shikueshmërisë në TV Dukagjini.. Nëse nuk besoni, shikone mesazhin”, ka shkruar Hajrullahu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit