8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Media serbe: Çfarë ndodhi në takimin e liderëve të Ballkanit e Mogerinit dhe çfarë premtoi Thaçi?

Rekomandime

Novosti” : Çfarë ndodhi në takimin e liderëve të Ballkanit e Mogerinit dhe çfarë premtoi Thaçi?

Thaçi në mbrëmjen joformale në Nju Jork para Mogerinit dhe përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit publikisht premtoi heqjen e taksës nga qeveria e re, ndërsa Daçiq theksoi se shpreson që përfaqësuesi i ardhshëm të insistoi në përmbushjen e obligimeve, shkruan “Novosti” .

- Advertisement -

Presidenti i institucioneve të poërkohshme të Kosovës Hashim Thaçi sipas “Novosti” publikisht në Nju Jork ka premtuar se qeveria e re në Prishtinë që do të formohet pas zgjedhjeve do të heq taksën ndaj mallrave serbe.

Si mëson jo-zyrtarisht gazeta Thaçi këtë e tha në darkën tradicionale të liderëve të Ballkanit që u mbajt në margjina të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së që u organizua nga Mogerini përfaqësuesja e lartë evropiane për siguri e zgjerim, në largim.

Lidhur me këtë nënkryetari i qeverisë dhe ministri i jashtëm serb Daçiq sipas gazetës ka theksuar se Serbia angazhohet për dialog me Prishtinën dhe gjetjen e zgjidhjes së kompromisit ndërsa anëtarësimi i plotë në BE mbetet prioriteti i saj kyç.

- Advertisement -

respektimi i kuadrit të marrëveshjeve të nënshkruara për bashkëpunim regjional nga vendet anëtare është parakusht të realizimit të avancimit të bashkëpunimit “ citohet të ketë thënë Daçiq.

Ai theksoi se pret nga përfaqësuesi i ardhshëm i lartë evropian të vazhdoj me vendosmëri kontributin në qëllimin e arritjes së zgjidhjes së pranueshme për të gjitha palët dhe respektim i obligimeve. Sipas tij vendi i Serbisë dhe gjitha vendeve të regjionit në BE dhe se Serbia angazhohet për paqe dhe stabilitet dhe bashkëpunim regjional.

- Advertisement -

Në kumtesën e Komisionit Evropian thuhet së takimin ku nikoqir ishte Mogerini të gjithë pjesëmarrësit mbështetën vazhdimin e dialogut të Kosovës dhe Serbisë dhe “arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse të normalizimit të raporteve “. Në Bruksel thonë se shefja e diplomacisë dhe përfaqësuesit në regjion shqyrtuan “përparimin e rëndësishëm” dhe u pajtuan për detyrat në synimin e perspektivës drejt BE-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit