15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Në mes të fjalimit, ushtari hyn në skenë dhe ia fut fIakaresh zyrtarit

Rekomandime

Prezantimi i guvernatorit të sapoemëruar iranian, Zeinolabedin Khorram-Razavi u ndërpre në mënyrë dramatike pasi një burrë doli në podium dhe e goditi me shuplakë, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Incidenti ndodhi teksa Khorrami, guvernatori i ri i provincës së Azerbajxhanit Lindor, po mbante një fjalim në xhaminë e Imam Khomeinit në qytetin e Tabrizit në verilindje të vendit, raporton CNN.

Një video e postuar në internet nga agjencia gjysmë-zyrtare iraniane e lajmeve, Fars shfaq një burrë që i afrohet me qetësi Koramit, duke e goditur me shuplakë dhe më pas duke e larguar. Pamjet shfaqin sigurimin duke vrapuar dhe më pas duke e tërhequr zvarrë protestuesin, i cili u identifikua si Ayuba Alizadeh, anëtar i forcave të armatosura iraniane.

Në këtë aktivitet morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme të Iranit, përfaqësues të zyrës së Ajatollah Khameneit dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror.

- Advertisement -

Në një intervistë për televizionin shtetëror IRIB, guvernatori i ri tha se nuk e njeh personalisht autorin.

Motivi i suImit ende nuk është përcaktuar.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit