7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Armend Muja kritikon ‘planin’ e opozitës: Edhe pa votat e Listës Serbe do kalonte projektligji

Rekomandime

Armend Muja ka dhënë një verdikt personal duke arsyetuar votat e Listës Serbe pro rritjes së pagës minimale, projektligj që përjashton rritjen e pagës minimale për veteranët.

Muja ka thënë se kjo ishte lojë e opozitës.

- Advertisement -

“Paga Minimale: 74 deputetë kanë marrë pjesë në votim për pagën minimale, 68 vota ishin PËR. VV paraprakisht kishte siguruar kuorumin dhe votat për kalim të ligjit. Kur opozita e kanë parë që e kemi kuorumin edhe pa Listën Serbe, ata kanë qëndruar në sallë, pikërisht që t’ia japin një këso spin-i se kinse Lista Serbe ishte vendimtare. Gënjeshtër e qartë, dhe sigurisht plan i ligë, që dështoi. Edhe pa votat e Listës Serbe do të kalonte. Urime kalimin në lexim të parë të pagës së re minimale 264 euro që paraqet rritje për 55% përkatësisht 103%” shkruan Muja në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit