8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Albulena Haxhiu me 0 euro në bankë

Rekomandime

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, në deklarimin pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit ka të deklaruar vetëm detyrime financiare në bankë, ndërsa para të gatshme nuk ka të deklaruar.

Sipas deklarimit, që bëhet për çdo vit në Agjencinë kundër Korrupsion, Haxhiu si ministre ka një pagë vjetore prej 11 mijë 387 euro që i bie se për çdo muaj Haxhiu paguhet 949 euro.

- Advertisement -

Nga Lëvizja Vetëvendosje për një vit ka pagë 4 mijë e 200 euro, që në muaj i bie që paguhet 350 euro.

Si mëditje shtesë ka të evidentuar 685 euro për një vit, ndërsa kompensim për seanca për një vit është paguar 2 mijë e 575 euro.

Në emër të përbashkët të ministres Haxhiu dhe bashkëshortit të saj është një veturë në vlerë prej 9700 euro.

- Advertisement -

Kjo veturë sipas deklarimit është blerë nga shitja e një veture tjetër dhe nga të ardhurat nga huaja.

Ministrja Haxhiu ka detyrime financiare në bankë në vlerë 27 mijë e 700 euro.

- Advertisement -

Ndërsa pasuri në emër të bashkëshortit të ministres evidentohet një banesë në vlerë prej 60 mijë euro që është blerë nga shitja e tokës.

Po ashtu në emër të bashkëshortit të Haxhiut evidentohet edhe një tokë në vlerë prej 15 mijë euro që është fituar përmes trashëgimisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit