Express ka siguruar listën e dhuratave që ka pranuar Kryeministri Albin Kurti, që prej ardhjes në detyrë, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike në Zyrën e Kryeministrit.
Një prej dhuratave që ka pranuar Kurti është edhe libri i shenjtë i myslimanëve “Kurani”.
- Advertisement -
“Kurani” i ishte dhuruar Kurtit nga Ministri për çështje fetare i Arabisë Saudite, Abdullatif Al-Sheikh.
Ai kishte qenë për vizitë tek kryeministri më 29 tetor të vitit 2021, me ç’rast i kishte sjell këtë dhuratë.