2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Lëvizjet mes Kosovës dhe Bosnjës do të bëhen pa viza”

Rekomandime

inistrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë të premten një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve midis vendeve dhe njohjen reciproke të diplomave universitare, tha Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, raporton Reuters.

“Studentët tani duhet të paguajnë 300 euro deri në 500 euro vetëm për të njohur (diplomat). Me këtë marrëveshje, kjo kosto do të jetë zero”, tha Bregu përpara një takimi të zyrtarëve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Bregu tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia – do të pajtohen gjithashtu për lëvizjen e lirë të njerëzve pa karta identiteti.

“Kjo do të thotë se muri i fundit i regjimit të vizave në Ballkanin Perëndimor, mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, do të zhduket”, tha Bregu nga RCC, e cila promovon integrimin evropian të rajonit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit