11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Demoralizimi kaplon ushtarët rusë, po refuzojnë hapur që të luftojnë në Ukrainë

Rekomandime

Një demoralizim i madh ka kapluar ushtrinë ruse. Sipas një njoftimi nga drejtorati i inteligjencës brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, në mënyrë të vazhdueshme dhe gjithnjë e më shumë, ushtarët rusë janë duke refuzuar të luftojnë në Ukrainë.

Në një njoftim përmes shërbimit Telegram, thuhet se disa njësi ushtarake të Regjimentit të 70-ë, në mënyrë të hapur kanë refuzuar marrjen pjesë në luftë dhe kanë kërkuar kthimin në zonat ku ishin zbarkuar fillimisht, raporton BBC.

- Advertisement -

Raportohet se komandantët e këtyre njësiteve, janë duke bërë çdo përpjekje që të fshehin rastet e mosbindjes. Për pasojë, sipas direktoratit, “ata i dërgojnë të pabindurit në zona edhe më të rrezikshme lufte, me shpresën që do të vriten më shpejtë”.

Ky fenomen mes ushtarëve rusë, është bërë shkas që Shërbimi Federal i Rusisë për Siguri të vendos për infiltrimin e agjentëve dhe informatorëve mes regjimenteve. BBC, ka sqaruar se këtë informacion nuk ka mundur ta konfirmojë në mënyrë të pavarur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit