6.4 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Kusari-Lila tash e ka një “kusht” për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje

Rekomandime

Edhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka shkuar në Presidencë për t’u takuar me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani për t’u konsultuar rreth datës më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e radhës, Kusari-Lila ka thënë se beson që do të garojnë së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, por këtë herë, ajo pret që të ketë edhe marrëveshje koalicioni mes dy partive.

- Advertisement -

Unë ketu sot jam si përfaqësuese e partisë Alternativa.

Bashkëpunimin me LVV-në besoj pa dyshime do ta vazhdojmë në zgjedhjet e radhës.

Kësaj here uroj në një marrëveshje në mes të subjekteve, jo të individëve.

- Advertisement -

Do të thotë jo unë si kandidate për deputete bashkë me një përfaqësues të Alternativës, por si subjekte politike, të cilat e kanë synimin dhe qëllimin e përbashkët për ndryshime pozitive”, tha Kusari-Lila.

Ajo u shpreh se ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me LVV-në gjatë kësaj legjislature, ndërsa tha se pret që ta konstruktojnë edhe bashkëpunimin e radhës.

- Advertisement -

Kemi pasë një bashkëpunim të shkëlqyer këto kohë, një përputhshmëri të plotë të vlerave dhe vendimeve, natyrisht edhe hapësirë të veprimit, dhe besoj që tash kemi mundësi që ta konstruktojmë këtë bashkëpunim të radhës”, tha Kusari-Lila.

Ne nëse garojmë në një bashkëpunim, do të thotë listë koalicioni, atëherë do të garojmë si subjekt në një listë të përbashkët natyrtisht, por me një marrëveshje koalicioni po shpresoj”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit