10 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Thaçi nënshkruan dekretin për gjendje të jashtëzakonshme

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se e ka nënshkruar dekretin për gjendje të jashtëzakonshme, rreth gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit të sontëm me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në mes të situatës së krijuar nga shpërthimi i # COVID19”, ka shkruar Thaçi në “Twitter”.

- Advertisement -

Propozimin për gjendje të jashtëzakonshme Thaçi e dha të marten mbrëma, gjatë një konference shtypi pas takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Megjithatë, Qeveria, gjatë një konference pas asaj të Thaçit, e quajti këtë gjë masë ekstreme dhe të panevojshme.

Për të hyrë në fuqi, dekreti duhet të votohet nga dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit