19.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Isa Mustafa kërkon nga Albin Kurti të mos garojë në këto zgjedhje

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa thotë se ende nuk e kanë diskutuar emrin e kandidatit për kryeministër, por siç tha ai vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk e kanë pritur.

Këto komente Mustafa i bëri me rastin e 31 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës ku i shoqëruar me anëtarët e kryesisë kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

- Advertisement -

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se fillimisht Kuvendi i Kosovës duhet që të votojë buxhetin e vitit 2021 dhe disa marrëveshje ndërkombëtare për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Mustafa: Nuk kemi përmendur askënd për kandidat për kryeministër

“Ne nuk kemi përmendur askënd sepse nuk jemi ulur akoma, ne po presim mbi bazën e asaj që deklaroi edhe kryeministri Hoti dje që të mblidhet edhe njëherë Kuvendi dhe të aprovojë buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare që domosdo duhet të miratohen nga buxheti i Kosovës, të shpallim zgjedhjet dhe pastaj në momentin kur shpallim zgjedhjet do mbledhim organet tona dhe do diskutojmë në mënyrë institucionale dhe jo në bazën e përmendjeve dhe dëshirave personale sepse megjithatë jemi parti institucionale dhe ne çdo gjë e dërgojmë në institucionet dhe organet tona”, tha ai.

- Advertisement -

Kurse, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, ai tha se një vendim të tillë nuk e kanë pritur, por që do ta respektojnë.

Vendimin e Kushtetueses, Mustafa thotë se duhet ta respektojë edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nëse i ndalohet kandidimi.

- Advertisement -

Mustafa: Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk e kemi pritur

“Nuk bëjë komente sepse nuk e shkruaj ligjin as Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese ka dhënë vlerësimin e vetë, kjo gjë duhet të sqarohet ai që ka të drejtë të konkurroj për deputet duhet t’i hapet rruga të konkurroj. Ai që nuk ka të drejtë mbi bazën e këtij aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese duhet të respektojë atë ashtu siç po e respektojmë ne një vendim të Gjykatës Kushtetuese të cilin nuk e kemi pritur ka ardhur dhe si i tillë tani po e respektojmë“, theksoi Mustafa.

Në ditëlindjen e 31 të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili e udhëheqë këtë parti tha se mburren me të arriturat e kësaj partie e cila u formua si kundërpërgjigje e një sistemi i cili ushtronte dhunë e gjenocid në Kosovë.

Mustafa: Si LDK mburremi me të arriturat tona

Shënojmë një ditë të madhe, një ditë kur intelektualët e Kosovës janë bërë bashkë për të krijuar një parti të parën pluraliste në Kosovë, si kundërpërgjigje e sistemit i cili ka ushtruar dhunë, gjenocid dhe urrejtje nga shqiptarëve këtu.

Dhe po ashtu si kundërpërgjigje të orientimit të Kosovës pro vlerave evropiane dhe euroatlantike. Si Lidhje Demokratike e Kosovës mburremi me të arriturat tona gjatë gjithë kësaj periudhe me vlerat tona të solidaritetit të brendshëm, mirëkuptimit dhe me ndjenjën që ne gjithmonë e ushtrojmë për shtet ndërtimin e Kosovës”, tha kreu i LDK-së.

Gjykata Kushtetuese të hënën ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit