13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Thanë se u keqtrajtuan në veri, Policia e Kosovës i demanton serbët

Rekomandime

Patrullime në veri të vendit forcat e njësisë speciale i kanë tashmë përditshmëri.

Gjatë këtyre lëvizjeve, Policia e Kosovës hasi më 2 gusht të këtij viti në një ambulancë në fshatin Rudare të Zveçanit.

- Advertisement -

Në të u kapën barna të kontrabanduara nga Serbia.

Ky nuk ishte rasti i vetëm kur një autoambulancë u ndal për kontroll nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Këto patrullime të NJSO-së, serbët lokal i shfrytëzuan për të krijuar një situatë, në të cilën ata pretendojnë se u sulmuan.

- Advertisement -

Kështu raporton mediumi “Kosovo online”.

Sipas drejtoreshës së klinikës të cilës i përkiste ambulanca, Tatjane Vllashkoviq, pjesëtarët e Njësisë Speciale pacientët i larguan dhe pa shumë zhurmë e kontrolluan mjetin.

- Advertisement -

Ky nuk është raportimi i vetëm nga ky medium, ku ngriten pretendime për keqtrajtime ndaj qytetarëve serbë në veri.

Gjithë këto po i demantojnë edhe nga Policia e Kosovës.

Por, për këto ka një përgjigje Policia e Kosovës, e cila sqaron përmes një përgjigje arsyet e ndaljes së autoambulancës.

Këto raportime po ndodhin pak ditë para se të përfundojë afati për ndërrimin e targave në RKS, nga ato serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit