12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Shembull: Tifozët e Kosovës e pastrojnë stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pas ndeshjes me Malin e Zi

Rekomandime

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdoi të dhurojë spektakël në “Fadil Vokrri” para tifozëve të vet.

- Advertisement -

Djemtë e Bernard Challandes siguruan një fitore të madhe mbrëmë, duke mposhtur Malin e Zi me rezultatin 2-0 në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi shënuan golat e fitores për “Dardanët” mbrëmë dhe gëzimi i tifozëve në tribunat e “Fadil Vokrrit” ishte i madh.

Pas ndeshjes, tifozët e Kosovës treguan kulturë të lartë në tribuna. Derisa të dilnin malazezët nga stadiumi, tifozët kosovarë ishin detyruar të qëndronin brenda për shkaqe sigurie.

- Advertisement -

Dhe këtë kohë, ata e shfrytëzuan që ta pastronin stadiumin nga mbeturinat e hedhura.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit