4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ia djegin policit veturën në veri

Rekomandime

Një pjestari serb të policisë kufitare sot i është djegur vetura pak pas orës 4 të mëngjesit në fshatin Kajkovë, afër Leposaviqit.

- Advertisement -

Kështu ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, i cili tha se motivet nuk dihen ende.

Polici i njëjtë ishte suImuar fizikisht edhe një javë më parë në një aheng dhe djegia e veturës së tij mund të ketë lidhje edhe me atë rast.

“Motivet janë të panjohura për momentin. I njëjti ka qenë i përfshirë në një rrahje, përkatësisht ka qenë i sulmuar fizikisht në një aheng një javë më parë. Mund të ndërlidhet me rastin paraprak, sidoqoftë mbetet të hetohet më tutje”, tha Hoti.

- Advertisement -

Vepra është cilësuar si “zjarrvënie”, ndërsa Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet.

Kjo është makina e tetë që digjet në veri që nga fillimi i këtij viti. Në fund të muajit gusht është djegur një veturë tip “Fiat Punto” në Zveçan, në fillim të qershorit është djegur vetura “Audi A6” në pronësi të personit M.A në Zubin Potok, në prill të vitit 2022. Një vajze i është djegur vetura në Mitrovicë, ndërsa në fund të të njëjtit muaj në Zubin Potok është djegur vetura me targa të huaja në pronësi të një gruaje nga Kosova. Edhe në Zubin Potok në polici është raportuar se me datë 2 maj persona të panjohur i kanë djegur dy goma një veture të parkuar në një oborr privat.

- Advertisement -

Në mes të shtatorit një veturë është djegur edhe në Leposaviq. Më 19 shtator policia ka njoftuar se është njoftuar se persona të panjohur i kanë vënë flakën një veture me targa të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit