8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Goditja për Grabovcin dhe Beqajn, kërkohet ndihma e amerikanëve, britanikëve dhe gjermanëve

Rekomandime

“Para disa ditësh ishte seanca gjyqësore ndaj Adem Grabovcit dhe Besim Beqaj, për rastin e famshëm “Pronto”. Aty shihej se në çfarë derexhe është drejtësia në Kosovë. Dy të akuzuarit talleshin tërë kohën me trupin gjykues dhe prokurorin e rastit. Talleshin me ata që me siguri edhe ata janë ndër të emëruarit e tyre. Sikur mafiozet e famshëm në botë që talleshin me drejtësinë kur kishin punë me ta. Këta sikur emitonin ata. Politikan që krenohen të jenë në njëfarë mënyre mafioz. Drejtësia në Kosovë është e kapur nga politika. Respektivisht nga mafia-politike dhe para politika”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sistemi i drejtësisë në Koosvë, po vazhdon të kritikohet pa ndërprerë për funksionimin e dobët dhe jo transparent në të gjitha raportet e vlerësimit të organizatave monitoruese vendore.

Këto dobësi raportohen edhe në analizën e fundit të publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, të titulluar “Progresi dhe regresi i Këshillave: Raport i monitorimit të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial”.

Sipas IKD-së, gjetjet tregojnë se këto dy institucione janë përballur me mungesë efikasiteti dhe llogaridhënie, dhe përtej kësaj, është akoma më skandaloze situata kur edhe gjatë vitit 2019 janë shënuar shumë raste kur gjykatës, prokuror, kryetar të gjykatave dhe kryeprokuror të caktuar kanë rënë në kundërshtim me parimet dhe Kodin e Etikës, por asnjë prej tyre nuk është shkarkuar për shkak të performancës së dobët apo për shkak të masave disiplinore.

- Advertisement -
Faik Krasniqi

Kjo gjendje alarmante në drejtësi, sipas analistit politik, Faik Krasniqi është pasojë direkt e ndikimit të politikës, dhe këtë më së miri e argumenton me mënyrën e sjelljes së të akuzuarave të klanit “Pronto” në seancën e fundit.

“Para disa ditësh ishte seanca gjyqësore ndaj Adem Grabovcit dhe Besim Beqaj, për rastin e famshëm “Pronto”. Aty shihej se në çfarë derexhe është drejtësia në Kosovë. Dy të akuzuarit talleshin tërë kohën me trupin gjykues dhe prokurorin e rastit. Talleshin me ata që me siguri edhe ata janë ndër të emëruarit e tyre. Sikur mafiozet e famshëm në botë që talleshin me drejtësinë kur kishin punë me ta. Këta sikur emitonin ata. Politikan që krenohen të jenë në njëfarë mënyre mafioz. Drejtësia në Kosovë është e kapur nga politika. Respektivisht nga mafia-politike dhe para politika”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas tij, pa u ndarë politika nga drejtësia, s’mund të presim drejtësi të pavarur dhe të pastër, e ky pastrim bëhet vetëm me ligjin Veting.

“Një Vetting patjetër që duhet në sistemin e drejtësisë, por edhe nëse nuk ndodh Vettingu, veç politika t’i heq duart nga drejtësia, punët do të jenë shumë më ndryshe, sepse kemi sa të duash prokuror e gjykatës që janë të pastër dhe të guximshëm. Ky vend ka punë për t’u kthjellur. Janë bërë krime të shumta, nga më të ndryshmet”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe sipas Faik Krasniqi, shpresat për depolitizimin dhe pastrimin e drejtësisë tani mbeten tek qeveria në ardhje, sepse partnerët që po angazhohen në ndërtimin e qeverisë e kanë premtuar këtë, dhe vetëm një shkëputje e zinxhirit kontrollues politik mbi drejtësinë, do të sigurojë në të ardhmen efikasitet dhe llogaridhënie, luftim efikas të krimit e të korrupsionit.

“Kam shpresën që Qeveria e re do të punoj në këtë drejtim, dhe drejtësia të gjithë kriminelet do t’i fus në burg. Të gjithë ata që e shkatërruan këtë shtet, të marrin dënimin e merituar. Jo vetëm të dënohen me burg, por t’u konfiskohet edhe pasuria. Këta kanë edhe pasuri të fshehur nëpër emrat e familjarëve të tyre. Duhet të hetohen thellë që edhe atë pasuri t’ua konfiskojnë”, tha analisti Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Madje ai ka thënë se hetim duhet të ketë edhe për pasurinë e fshehur në shtetet tjera, dhe këto hetime mund të kryhen vetëm duke kërkuar ndihmën e amerikanëve, britanikëve dhe gjermanëve.

“Ajo pasuri t’i kthehet popullit, respektivisht fondin për investimeve, për t’i financuar projektet e njerëzve që hapin vende të reja të punës. Kam parë që deri më tash janë konfiskuar miliona pasuri të jashtëligjshme. Ato para nuk dihet a kanë shkuar në buxhet apo janë të paprekura në ndonjë fond. Nëse janë të paprekura në ndonjë fond, atëherë Qeveria e re duhet të mendoje për këtë që u tha më lartë. Çdo gjë në Kosove mund të rregullohet nëse ka vullnet politik. Ekonomia, drejtësia, arsimi dhe shëndetësia janë shtyllat kryesore. Tek kjo Qeveri e re kam shpresa, sepse është momenti i fundit për të bërë diçka”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit