0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pyet Haradinaj-Stublla: Kur unë se lejova Vuçiqin në Kosovë reagoi Lajçaku, ku është tani?

Rekomandime

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka kritikuar Bashkimin Evropian (BE) për mos reagimin e tyre pasi Serbia nuk e lejoi zëvendëskryeministrit e Kosovës, që të vazhdonte qëndrimin e tij në Beograd, duke e kthyer për në Kosovë.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kur ajo refuzonte t’i jepte leje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit në momentin kur u zbulua një varr masiv me trupat e shqiptarëve të Kosovës në Kizhevak të Serbisë, Mirosllav Lajçak kishte reaguar tek Avdullah Hoti.

- Advertisement -

“Kur refuzova t’i jepja leje Aleksandar Vuçiqit të vizitojë Kosovën gjatë javës kur u zbulua një varr masiv me trupat e shqiptarëve të Kosovës në Kizevak të Serbisë, Miroslav Lajçak i dërgoi këtë Avdullah Hotit.

Ku është tani ai për të mbajtur përgjegjës Aleksandar Vuçiqin për ndalimin e djeshëm të Besnik Bislimit? #Paanshmëri? ”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit