10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Abazi replikë Thaçit: Kryeministri i përgjigjet vetëm Kuvendit

Rekomandime

Zëvendëskryeministrit të vendit, Haki Abazit, nuk i ka pëlqyer ftesa e presidentit, Hashim Thaçi, për takim me Albin Kurtin në cilësinë e kryetarit të kësaj partie.

- Advertisement -

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abazi bëri të ditur se Kurti si kryeministër i përgjigjet vetëm Kuvendit.

Shkrimi i plotë i Abazit në Facebook:

E para, takimet duhet të kenë axhendë, qëllim dhe arsye, dhe jo të mbahen sa për sy e faqe apo për të justifikuar një lloj legjitimiteti që Thaçi më nuk e ka. Dhe e dyta, nuk është Albin Kurti lider i LVV vetëm, por Kryeminister i Vendit i ngarkuar me mbrojtjen, zbatimin e kushtetutës e cila e garanton sovranitetin dhe integritetin e Republikës! Në shtetin parlamentar Kryeministri i përgjigjet vetëm kuvendit.

- Advertisement -

Presidenti Hashim Thaçi takoi sot krerët e partive politike në vend. Ai tha se lideri i VV’së, Albin Kurti i kishte konfirmuar takimin, por nuk e din arsyen e mungesës së tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit