30.2 C
Pristina
E mërkurë, 29 Qershor, 2022

Arrestohet me akuzën se përdhunoi një vajzë dhe më pas e shiti atë

Rekomandime

Në një objekt ku më parë ishte një furrë buke një person dyshohet të ketë keqpërdorur seksualisht një femër 5 vjet më parë.

Por ky krim nuk përfundoj këtu, sipas aktakuzës ky person dyshohet të ketë ftuar një person tjetër dhe për një shumë prej 50 eurosh ia ka dorëzuar të njëjtën ku i pandehuri i dytë e ka dërguar në një piceri në Klinë, ku e ka keqpërdorur seksualisht.

Në fakt i gjithë rasti është kthyer në rigjykim.

I dyshuari momentalisht është në arrest shtëpiak, pasi u arrestua në Zvicër.

Por i akuzuari Q.A., mohon të jetë i përfshirë në këtë rast.

“Unë vetëm një herë kam pasur punë me të. Ajo punë ka zgjatur vetëm 5 minuta. E akuzat që ajo i ka bërë kinse unë e kam shitur me pare, nuk janë të vërteta”, thotë i akuzuari Q.A.

Gjithashtu edhe familjarët e të akuzuarit dyshohet se kjo po bëhet vetëm për përfitim financiar nga pala e viktimës.

Viktima A.S., qëndron pas akuzave që i ka bërë në gjykatë.

Më shumë artikuj

Të fundit