1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Hill shprehet i zhgënjyer: Duhet marrë me targa derisa po flitet për armë nukelare

Rekomandime

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se është i zhgënjyer që për shkak të çështjeve të vogla teknike si targat dhe energjia në veri të Kosovës janë lënë anash tema të mëdha siç është ajo e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në instancat tjera euro-atlantike.

Hill ka thënë se është shumë i zhgënjyer të shoh se çështja e energjisë në veri të Republikës së Kosovës s’është zgjidhur ende për shkak të disa detajeve të vogla.

- Advertisement -

Ndërkohë flet për luftën dhe agresionin rus në Ukrainë si një prej kërcënimeve serioze dhe thekson se njerëzit disa vite më pas s’do të flasin për targat e Kosovës por për sulmin barbar të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Të shohësh çfarë po ndodh sot, kur para pak minutash po flisnim për targa dhe po flisnim për të ardhmen e komunitetit serb, a ka të ardhme dhe nëse ka të ardhme, nëse ka atëherë cilat do të ishin rregullat që do t’i motivionin njerëzit të qëndrojnë. Ne s’kemi folur për çështjet më të mëdha. Cilat janë aspiratat e Kosovës për anëtarësim. Jo, ne kemi lejuar çështje të rëndësishme si kjo të lihet anash sepse as që është afër dhe po flasim për targa”, ka thënë ambasadori Hill në konferencën për Siguri të mbajtur në Beograd.

Ai ka thënë se ajo çfarë po ndodh në Ukrainë është çështja që duhet t’i shqetësoj të gjithë.

- Advertisement -

“Jam shumë i zhgënjyer për këtë, jam i zhgënjyer të shoh që çështja e energjisë vazhdon dhe vazhdon për muaj të tërë pa zgjidhje për shkak të detajeve të vogla. Ndërkohë kemi situatën në Ukrainë, dhe mund t’iu them se disa shekuj më pas se njerëzit s’do të flasin për targat e veturave në Kosovë, ata do të flasin për këtë sulm barbar të Rusisë tek fqinji dhe kjo është çështja që duhet të na shqetësoj të gjithë neve”, ka shtuar tutje.

Hill ka thënë se aktualisht po flitet për krizë lidhur me ushqimin, energjinë dhe gjithashtu edhe armët nukleare. Këto çështje thotë se janë shumë më të rëndësishme se targat e veturave.

- Advertisement -

“Dua të them sa i përket ushqimit, energjisë. Ne po flasim për armë nukleare, a e keni vërejtur. Është shumë e rëndësishme se targat e veturave”, ka shtuar tutje Hill.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit