11.8 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Kosova notë proteste Francës/ Euro-deputeti pro serb të dëbohet urgjentisht

Rekomandime

Euro-deputeti francez, Nicolas Bay, tash e disa ditë po qëndron në vizitë në territorin e Kosovës, ani pse nuk ka zhvilluar asnjë takim me ndonjë nga politikanët në Kosovë.

- Advertisement -

E arsyeja pse Bay po qëndron në Kosovë, është propaganda pro Serbisë, e kundër Kosovës.

Nëpër rrjetet sociale, Bay ka publikuar video nga Ura e Ibrit në Mitrovicë, ku ka përdorur gjuhë raciste ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Poashtu, në një video tjetër propaganduese, euro-deputeti francez ka shkruar se në Kosovë janë vrarë e zhdukur mijëra civilë.

Propagandën që po e zhvillon në vazhdimësi euro-deputeti francez, Nicolas Bay, eksperti i sigurisë, Drizan Shala e sheh si luftë e hapur ndaj Kosovës.

- Advertisement -


“Ardhja e eurodeputetit francez është një tregues që diplomacia serbe është duke punuar në çdo formë për të penguar mundësinë eventuale të arritjes se liberalizimit të vizave si dhe hedhjes poshtë të rezolutës së propozuar nga ana e Shqipërisë për pretendimet e ish senatorit Dick Marty”, thotë Shala për “Bota sot”.

Sipas tij, Nicolas Bayt duhet t’i kërkohet urgjentisht që ta lëshojë territorin e Kosovës, ndërsa shtetit francez t’i dërgohet notë proteste.

- Advertisement -

“Pra ky aktivitet i tyre po dëshmon që Kosova duhet të fuqizoje diplomacinë më partneret strategjik duke mos i lënduar raportet siç ka ndodhur më targa etj. Personit në fjalë është mirë përmes rrugëve diplomatike t’i kërkohet lëshimi i territorit të Kosovës dhe një notë proteste t’i dërgohet ambasadës franceze”, shprehet Shala.

Por kush qëndron prapa Nicolas Bayt dhe propagandës kundër Kosovës?

“Mbrapa Nikolas Bay, i cili është nënkryetar i subjektit (Reconquête) e cila është aktive në Francë dhe personi në fjalë ka qenë që nga 2014 pjese e parlamentit Evropian dhe që ka lidhje të ngushta më Beogradin dhe Moskën duke propaganduar në çdo formë kundër Kosovës”, thekson Shala.

“Ku në zgjedhjet e fundit ka mbështetur Èric Zemmour një kundërshtar të Maria LePen por që subjekti i ti Èric i përket krahut ekstrem të djathtë dhe kjo po tregon që lobuesit serb/rus do të ndërhyjnë tutje në këtë pjesë duke tentuar që të fitojnë sa më shumë mbështetës edhe në institucionet ndërkombëtare”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit