10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Nëse ke ardhur me bo zhurmë bën sa të duash”, debat i nxehtë në mes të Ahmetit dhe Rizanit

Rekomandime

Imri Ahmeti kandidat i LDK’së për kryetar të Lipjanit dhe Hyzer Rizani kandidat i PDK’së po për këtë pozitë po zhvillojnë një debat të nxehtë në emisionin Frontal Zgjedhor në T7.

- Advertisement -

Rizani ka akuzuar Ahmetin, i cili është edhe kryetar aktual, për keqmenaxhim në sektorin e arsimit. Ai foli për “degradim të punëtorëve nga pozita në baza politike” duke thënë se janë keqpërdorur 50 mijë euro.

“Kush merr përgjegjësi në komunën e Lipjanit që punëtorët degradohen nga pozita”, tha Razani.

“Nëse ke ardhur me bë zhurmë bën sa të duash”, ia ktheu Ahmeti.

- Advertisement -

“Nuk dua të lëshohem në këto tema se s’jam i nivelit të tillë, se çfarë profesori e doktori je e di po nuk është mirë me u lëshu”, shtoi ai.

“E dinë qytetarët”, ia ktheu Hyzeri.

- Advertisement -

“Nëse ki argumente thuaji, se të thuash se kam keqpërdor 50 mijë euro sepse po punoka dikush në arsim është totalisht jo mirënjohje dhe respekt”, tha Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit