2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Petkoviq reagon pas suspendimit të komandantit Gjuriq: I telefonova Lajçakut

Rekomandime

Ushtruesi Drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka suspenduar nga detyra drejtorin rajonal të policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë sa i përket targave. Por, nga Serbia kanë dënuar këtë vendim të institucioneve në Kosovë.

Sipas njoftimit, suspendimi i Gjuriqit u bë për shkak të “mosrealizimit të autorizimeve ligjore dhe zbatimit të vendimeve zyrtare”.

- Advertisement -

Suspendimin e Gjuriqit e rekomandoi më herët gjatë 3 nëntori Inspektorati Policor i Kosovës, i cili tha se Gjuriq dyshohet për veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrje për rezistencë”.

Petkoviq: Gjuriq u suspendua për shkak të mbrojtjes së popullit serb

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media se Gjuriq u suspendua për shkak se “ai qëndroi në mbrojtje të popullit serb”.

- Advertisement -

“Ata nuk duan të marrin pjesë në persekutimin e popullit serb, sepse nuk është ky qëllimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ku është gabimi kur Gjuriqi tha se nuk do të marrë pjesë në vendimet e Albin Kurtit, të cilat janë politike”, tha ai.

Petkoviq shtoi se për çështjen e suspendimit të drejtorit të policisë në veri ka biseduar edhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, të cilit, siç tha, i ka treguar se Kurti “nuk ka të drejtë të zëvendësojë” drejtorin e policisë për rajonin e veriut.

- Advertisement -

Më 2 nëntor, Gjuriq tha se policët në veri nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.

“Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, tha Gjuriq dhe shtoi se “patrulla të njësive të trafikut nga Prishtina janë dërguar në veri, për të ushtruar presion”.

Këtë vendim Gjuriq e kumtoi pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë dhe katër kryetarëve të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok).

Gjuriq tha se me këtë vendim paraprakisht është informuar edhe drejtoria e përgjithshme në Prishtinë si dhe të gjithë akterët ndërkombëtarë. /REL/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit