1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Krasniqi: Po i vjen fundi Kurtit, Kosovën do ta drejtoj unë

Rekomandime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se Albin Kurti është lideri i fundit i gjeneratës së vjetër politike në Kosovë. Krasniqi tha se Kosovën do ta drejtojë ai.

- Advertisement -

Krasniqi tha se ai është që mandati qeverisës të jetë i plotë ashtu siç e kanë komunat.

“Por nëse vazhdon ky trend i qeverisjes pa vizion, që po shkakton depresion kolektiv në rritje. Numri i të rinjve që po dëshirojnë të largohen nga vendi është i madh. Me këto probleme kjo qeveri duhet të marrë fund”

Ai tha se mënyra e të bërit politikë siç po bën Kurti po i vjen fundi.

- Advertisement -

“Problemi është se opozita nuk i ka numrat në Kuvend. Në një moment të caktuar ndoshta një pjesë e deputetëve të LVV-së do të veprojnë me integritet dhe do të rrëzohet kjo qeveri”.

Sipas Krasniqit, me përfundimin e qeverisjes së Kurtit do të vjen një frymë e re e drejtuar nga PDK.

- Advertisement -

“Mënyra e të bërit politikë siç bën Albin Kurti po i vjen fundi. Albin Kurti është lideri i fundit i gjeneratës së vjetër politike në Kosovë. Me përfundimin e qeverisjes së tij do të vjen një politikë e re të cilën do ta drejtojmë ne, që do ta drejtojë unë dhe që do t’i sjellë Kosovës një tjetër lloj politike, qasje dhe tjetër lloj vizioni dhe një politikë ku do të ketë llogaridhënie e jo linçime”, tha Krasniqi në Dukagjin.

Ai shtoi se në politikën e re të drejtuar nga ai nuk do të ketë konkurrencë dhe përçarje.

“Do të ketë konkurrencë por jo përçarje, një ku do të ketë shpresë dhe jo mashtrim”, shtoi tutje Krasniqi. /Telegrafi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit