Sot u bënë dy vite që kur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u arrestua nga policia e Prokurorisë Speciale në Hagë me 5 nëntor 2020.
Në përvjetorin e dytë që kur Thaçi u dërgua në paraburgim, babai i tij rrëfen për T7 se sa e rëndë ishte kjo kohë për të.
Babai i ish-presidentit Thaçi që tash mbi supet mban plot 84 vite, thotë se jo vetëm birit të tij, por të gjithë atyre qe u derguan në Hagë, po u bëhet e padrejtë.
Përkundër mallit e mërzisë për të birin, 84 vjeçari thotë se ish presidenti nuk është më vetëm djali i tij.
Babai i shprehet i bindur se i biri i tij dhe bashkëluftëtarët e të birit, shumë shpejt do të dalin të pafajshëm e do të lirohen.