-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Dorëheqjet e policëve serbë në Veri – Ja çfarë pritet të ndodhë me ta

Rekomandime

Të dielën në veri të Mitrovicës serbët zhvilluan një protestë. Ata shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj vendimit të qeverisë Kurti për konvertimin e targave serbe në RKS. Gjatë kësaj proteste u bë e ditur se rreth 300 policë të komunitetit serb dhanë dorëheqje.

Pas vendimit të qeverisë Kurti për konvertimin e targave serbe në RKS, serbët kanë filluar të japin dorëheqje nga të gjitha pozitat në institucionet kosovare.

- Advertisement -

Rreth 300 policë serb në veri dje dorëzuan unifromat dhe dorëheqjet e tyre. Pas dorëheqjes së tyre Policia e Kosovës doli me një njoftim, ku tha se kanë kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar situatën e sigurisë.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala i ka thënë Insajderit se mbrapa gjitha këtyre zhvillimeve qëndron Beogradi zyrtar.

“Zyrtarët e vetëdorëhequr nga institucionet e sigurisë, gjyqësisë dhe kuvendit, në vetvete kanë prodhuar situatën tani më publike për faktorin ndërkombëtar që mbrapa çdo zhvillimi është politik e të sigurisë qëndron Beogradi zyrtar”, ka deklaruar Shala.

- Advertisement -

Shala ka theksuar se proceduralisht zyrtarët e policisë kanë të drejtën e asaj që brenda afatit 30 ditor nga dita e dorëzimit për dorëheqje ta rimendojnë kërkesën dhe të mund të rikthehen me një dënim të vogël procedural.

“Mund të suspendohen, masa tjera si ulja e pagës dhe ndërrim i vendit të punës”.

- Advertisement -

Ndërsa për nivelin tjetër, atë gjyqësor, komunal dhe atij qeveritar hapësira për veprim e rikthimit nuk mund të ju garantohet.

Sa i përket vendimit të qeverisë për targat, Shala ka thënë se Kurti nuk do të dorëhiqet.

“Unë mendoj që qeveria e Kosovës nuk do të dorëhiqet nga vendimi i saj për targa dhe vazhdimit të fazës së dytë që fillon me 21 nëntor. Serbët të instrumentalizuar nga Beogradi dhe politikës së saj kanë ra pre e provokimeve të interesave të tyre duke shkaktuar tensione në aspektin e sigurisë në veri të vendit”, ka theksuar Shala.

Në fund, ai ka thënë se grupet kriminale në veri, shpresojnë që qeveria të mos e zbatojë fazën e dytë të vendimit për targat dhe përmes shantazheve të realizojnë interesat e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit