12.4 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Tahiri: Vuçiq po e kërkon ndarjen e Veriut, sa isha në negociata ua përmendja Mollën e Kuqe

Rekomandime

Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit.

Ajo tha se “Serbia gjithnjë ka qenë në kërkim të pretekstit për skenarë të ndarjes së veriut nga Kosova”, derisa shtoi se sa ka qenë kryenegociatore nuk e ka lejuar “asnjëherë”.

- Advertisement -

Tahiri tha se Serbisë i ka treguar se “tokat shqiptare shtrihen deri te ‘Molla e Kuqe’”.

“Serbia gjithenje ka qene ne kerkim te pretekstit per skenare te ndarjes se veriut nga Kosova, e ka shfaqur indirekt edhe ne dialogun e Brukselit, sa isha kryenegociatore per shtate vite nuk e lejova asnjehere, madje kur ishte nevoja ua tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri te ‘molla e kuqe’. Keto tensione qe po zhvillohen kane per prapavije ‘veriun’. Nuk eshte e rastesishme qe Vucic sot i beri thirrje SHBA-ve dhe NATO-s te nderhyje ne veri per ta qetesuar situatën”, ka shkruar ajo.

Tahiri ka edhe një rekomandim për Qeverinë e Kosovës dhe partitë politike.

- Advertisement -

“Prandaj, Qeveria e Kosoves por edhe gjithe spektri politik, pozite dhe opozite, duhet te jene ne nivelin e pergjegjesise shteterore dhe kombetare per te mos lejuar skenare qe mund te destabilizojne situaten dhe te cojne uje ne mullirin e Vuciqit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kujtojmë se Lista Serbe është tërhequr nga Kuvendi dhe komunat veriore të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit