Sunday, July 21, 2024

Aleksander Vuçiç i gatshëm ta pranojë pavarësinë e Kosovës, por ka një kusht

- Advertisement -
- Advertisement -

Presidenti serb Aleksander Vuçiç është takuar sot në Beograd me senatorët amerikanë, republikanin Ron Johnson dhe demokratin Chris Murphy, për të biseduar për dialogun Serbi-Kosovë, transmeton Zeri.info.

Pas takimit, bashkëbiseduesit i janë drejtuar publikut. Gjatë deklaratës së tij, Vuçiç ka dhënë indikacione se Serbia mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës, por se ka një kusht për këtë.

Marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës nënkupton që edhe njëra edhe pala tjetër të humbin njëjtë, në mënyrë që të dyja palët të fitojnë njëjtë. Kjo është e vetmja mënyrë që marrëveshja të arrihet”, ka deklaruar Vuçiç pas takimit me senatorët amerikanë.

- Advertisement -

Ai gazetarëve pas takimit u ka thënë se senatorëve amerikanë u ka transmetuar qëndrimin se Serbia pret heqjen e taksës dhe dëshiron marrëveshje kompromisi, por se ajo marrëveshje nuk mund të jetë përmbushje e qëllimeve të njërës palë, ndërsa pala serbe mos të fitoj asgjë.

Kjo do të duhej të ishte marrëveshje ku edhe njëra edhe tjetra palë do të fitonin njëjtë”, ka deklaruar ai në konferencën për shtyp./ZERI

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura