10.1 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Delegacioni francez bindet që janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave

Rekomandime

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim një delegacion nga Franca, të përbërë nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme të shtetit respektiv.
Siç njofton MPB në komunikatën e lëshuar, në takim u diskutua, ndër të tjera, edhe për liberalizimin e vizave. Për këtë të fundit, sipas njoftimit, të dy palët u pajtuan se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për lëvizje lirshëm në zonën Schengen, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

“Të dyja palët u pajtuan që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret nga udhërrëfyesi për viza dhe ka shënuar progres në vazhdimësi në fushat përkatëse si riatdhesimi, siguria e dokumenteve, rendi publik e luftimi i krimit të organizuar e korrupsioni si dhe të drejtat fundamentale njerëzore”, bëhet e ditur në komunikatë.

Sveçla ua ka prezantuar delegacionit francez “të arriturat tona në luftimin e krimit dhe korrupsionit” dhe “luftimin e kontrabandës me migrantë”.

“Franca është jashtëzakonisht e kënaqur me bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informatave në fushën policore e të migracionit. Ky proces tashmë ka hyrë në fazën finale dhe po diskutohet në formatin e Grupit për Viza të Këshillit të BE-së. Si Republikë e Kosovës kërkuam përmbylljen sa më shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave meqë qytetarët tanë e meritojnë”, përfundon komunikata.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit