9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Lumir Abdixhiku e akuzoi Albin Kurtin për tradhti: I vjen një kundërpërgjigjie e fortë nga Vetëvendosje

Rekomandime

“Ta lësh Kosovën pa aleatë, është tradhti, kërkesa për ecje me ShBA është akt patriotik”, tha kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku duke akuzuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj partnerëve ndërkombëtarë.

Lidhur me këtë, Gazeta Blic ka kontaktuar me deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovci i cili thotë se, Abdixhikur është i dëshpëruar që Kurti nuk ia tregoi planin për veriun.

- Advertisement -

Sipas Bajqinovcit, Abdixhiku është konsultuar me Isa Mustafën për deklaratën të cilën bëri sot.

Pasi u nda i dëshpëruar që kryeministri Kurti nuk ia tregoi planin për veriun, me gjasë paska shku që të konsultohet me kumbarën e tij, Isa Mustafën se si t’i kundervihet Kurtit. Isa ia paska dhënë recetën e vjetër: akuzojeni për anti-amerikanizëm”, tha Bajqinovci.

Bajqinovci thotë se akuzat për anti-amerikanizëm, LDK-ja i ka provuar edhe në Qeverinë Kurti 1, por nuk ia doli mirë, teksa thotë se kjo ‘recetë’ e dërgon Abdixhikun në pensionim të parakohshëm.

- Advertisement -

“E patën provu në Kurti 1 dhe në zgjedhjet e 14 shkurtit, por nuk iu pati dalë mirë. Atë recetë Lumiri mundet me e provu nëse synim e ka pensionimin e parakohshëm”, përfundoi Bajqinovci për Gazeta Blic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit