9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Daut Haradinaj për dy ish-deputetët e LDK-së: Kam vrapu me i dëgju kur e kanë marrë fjalën në Kuvend

Rekomandime

Daut Haradinaj kishte hequr dorë nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës në fillim të këtij mandati legjislativ.

Ai thotë se ky institucion “ka degraduar”.

- Advertisement -

Anëtari i AAK-së ka thënë se Kosova i ka marrë nga Shqipëria “disa të këqija”, ndërsa foli për etiketimet e ndryshme mes deputetëve.

“Shqipëria e ka përdorë këtë fjalorin banal mes pozitës e opozitës, subjekteve politike, ndarjes së shoqërisë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka treguar se si i kishte dëgjuar me shumë vëmendje fjalimet në Kuvend të ish-deputetëve të LDK-së si Sabri Hamiti e Eqrem Kryeziu.

- Advertisement -

“Unë kam qenë deputet shumë mandate. Asnjëherë s’kam pasë asnjë fjalë ofenduese me asnjë deputet. Por në të njëjtën kohë, p.sh., kur e krahasoj parlamentin tash me para 10 vjetësh… P.sh. Sabri Hamitin në foltore, ka qenë një nivel tepër i lartë akademik. Unë kam qenë kundërshtar i Sabri Hamitit, por kur e ka marrë fjalën Sabri Hamiti, prej zyres unë kam shku me vrap me e dëgju si profesorin, sepse ai të ka mbajtë ligjërata. Eqrem Kryeziun e mos të hyjmë rend me emra”, ka thënë Haradinaj për T7

Sipas tij, Kuvendi “ka degraduar”, pasi thotë se “e kemi pa Kuvendin e Kosovës si vendpunësim”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit