Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka marrë rrugë drejt Kosovës.
Ai ka konfirmuar për KlanKosova.tv se do të arrijë mbrëmjen e kësaj se marte në Prishtinë.
“Sonte mbërrij”, është shprehur ai.
Goncharenko qëndron në Kosovë me ftesë të deputetit kosovar, Haki Abazi. Ai do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Kosovës më 27 tetor, gjatë se enjtes e ku ka treguar edhe për çfarë do të flasë.
“Është e qartë se pjesë e fjalimit do të jenë marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Ukrainës, çfarë do të thotë lufta në Ukrainë për tërë botën e lirë, lidhjet në mes vendeve tona, atë se cfarë jemi duke bërë që Ukraina ta njohë Kosovën si vend të pavarur dhe ta ndihmojmë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, ka konfirmuar Goncharenko.
Muaj më parë ai ka dorëzuar në kuvendin ukrainas një rezolutë me të cilën kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Zë mbështetës, ai ka qenë edhe së fundmi në Këshillin e Evropës, duke thënë edhe në shqip “Kosova është Evropë”.