10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti: Nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat.

Këto Kurti e ka bërë të ditur në një adresim para gazetarëve.

- Advertisement -

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje më 31 korrik. E kemi shtyrë për një muaj dhe në vend se të jetë më 1 tetor është data 1 nëntor, pra data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilat kanë automjete me targa të stërvjetëruara të kohës së Millosheviqit, do të kenë mundësi t’i konvertojnë ato në targa legale”, tha Kurti.

Kurti tha se se fushata negative nga Beogradi dhe aktet e dhunës ndaj disa personave që kanë konvertuar targat, ka bërë që shumë serbë të Kosovës të frikësohen t’i konvertojnë ato.

“Është fushata negative që e ka burimin në Beograd por edhe aktet e dhunës ndaj disa personave që i kanë konvertuar targat.

- Advertisement -

Këto akte të dhunës kanë ndikuar që këta serbë në vend se ti konvertojnë targat në RTK por në ato të Serbisë, sepse po frikësohen prej disa prej kriminelëve në veri, që siç kemi parë kanë djegur edhe vetura. Kjo kampanjë negative dhe dhuna ndaj serbëve janë të papranueshme për Qeverinë e Kosovë, dhe do të jenë të patolerueshme dhe sigurisht më parë herët sesa vonë”, u shpreh Kurti para mediave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit