“SuImet ndaj Italisë? Një tjetër shenjë se Putin-i është gjithnjë e më nervoz dhe për këtë arsye gjithnjë e më i rrezikshëm. Tani po shtohen shanset që lufta të prekë ndonjë vend të NATO-s”.
Politologu dhe themeluesi i qendrës studimore Eurasia Group, Ian Bremmer, e parashikon dimrin që po vjen “plot rreziqe”.
Sipas tij, rusët po kuptojnë gjithnjë e më shumë se evropianët janë ende shumë kompakt, pavarësisht vështirësive ekonomike.
“BE miratoi njëzëri tetë paketa sanksionesh kundër Moskës. Për më tepër, të 27 vendet kanë hapur mundësinë që Ukraina të anëtarësohet në BE. Çmimet e gazit po bien. Është e qartë se e gjithë kjo po e bën Putin-in nervoz”, ka thënë ai.
Dhe kjo po reflektohet në frontin diplomatik, por efektet do të shihen gjithashtu edhe në “planin ushtarak”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zackharova, ka akuzuar më herët Italinë se ka kryer “një sulm provokues ndaj Rusisë”, duke e përjashtuar atë nga samiti për armët e shkatërrimit në masë që po zhvillohet në Romë.
NY Supreme Court Reinstates Employees Who Were Fired for Being Unvaccinated
Keep Watching
Për Bremmer-in, ky është një nga sinjalet.
“Kryeministrja Giorgia Meloni i përmbahet linjës së ashpër për armët dhe sanksionet. Por pres që rusët të përpiqen të futen në ndarje të mundshme në koalicionin që mbështet qeverinë italiane”, ka thënë ai.
Ai i frikësohet shumë përgatitjeve ushtarake që janë duke u zhvilluar.
“Rusia mund të lëshojë një alarm të rremë, duke pretenduar se Ukraina është në prag të përdorimit të një bombe. Putin-i më pas mund të nisë sulme të njëanshme kundër infrastrukturave strategjike në Evropë, të tilla si shtyllat kurrizore të telekomunikacionit ose vetë tubacionet”.
Politologu ka arsye për të mbështetur tezën e tij se shanset që konflikti të mund të shkojë përtej kufijve të Ukrainës janë rritur ndjeshëm.
SuImi kundër gazsjellësit Nord Stream, sipas tij, ka qenë një hap kyç.
Dhe se ende nuk dihet se kush e ka dëmtuar. Mund të kenë qenë ukrainasit, me mbështetjen e evropianëve apo amerikanëve. Ose përgjegjësia mund të jetë e rusëve.
“Nëse hipoteza e parë do të ishte e vërtetë, Putin-it do t’i dukej e drejtë për të kryer veprime të ngjashme. Nëse e fundit do të ishte e vërtetë, rusët do të inkurajoheshin të ecnin përpara, pasi reagimi i Perëndimit nuk ishte aq i ashpër sa mund të mendohej”.
Për vijimin e mbështetjes së Shtëpisë së Bardhë ndaj Ukrainës, Bremmer beson se republikanët do të fitojnë në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme dhe do të ketë më shumë kontroll mbi ndihmën e dërguar në Kiev.
Por ai nuk pret ndryshime të linjës në afatshkurtër. “Do të jetë tjetër gjë nëse Trump do të kandidojë. Në atë moment përçarjet mes deputetëve do të rriten”.
“Corriere della Sera”